Çertifikohen zgjedhjet e 7 qershorit

08.07.2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, duke përmbyllur zyrtarisht procesin zgjedhor dhe duke hapur rrugën për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Çertifikohen zgjedhjet e 7 qershorit Foto: Ilustrim

Vendimi për certifikimin e rezultateve është marrë unanimisht nga anëtarët e KQZ-së. Pas këtij hapi, Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh për seancën konstituive, ku pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe kryesia e re parlamentare.

Sipas rezultateve të certifikuara, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve, duke siguruar 53 ulëse në Kuvend me 47.13 për qind të votave.

Partia Demokratike e Kosovës është renditur e dyta me 22 mandate dhe 19.44 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 18 ulëse me 16.69 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar shtatë mandate me 6.74 për qind të votave.

Përveç këtyre subjekteve politike, në Kuvend do të jenë të përfaqësuara edhe komunitetet joshumicë, të cilat kanë ulëse të garantuara sipas Kushtetutës së Kosovës.

Pas konstituimit të Kuvendit, do të vazhdojnë procedurat për formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit të vendit. Për këtë proces ka pasur edhe interpretime të ndryshme politike e juridike lidhur me rendin e hapave institucionalë.

Ndërkohë, lista e deputetëve të certifikuar ka pësuar disa ndryshime. Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë hequr dorë nga mandatet Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj, ndërsa në vend të tyre mandatet do t’i marrin Bekë Berisha dhe Burim Ramadani.

Deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje – 53 ulëse

Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schwarz, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Ejup Maqedonci, Hajrulla Çeku, Mimoza Kusari Lila, Shqipe Mehmeti Selimi, Andin Hoti, Ilir Kërçeli, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Osman Musliu, Nezir Kraki, Alban Bajrami, Arton Konushevci, Edona Llalloshi, Mefail Bajqinovci, Ardian Gola, Armend Baloku, Armend Muja, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Arbër Rexhaj, Rufki Suma, Blerim Gashi, Fitore Pacolli Dalipi, Artane Rizvanolli Berisha, Adriana Matoshi, Agim Bahtiri, Arjeta Fejza, Taulant Kelmendi, Arbërie Nagavci, Krenare Çerkini, Dimal Basha, Liza Gashi, Labinotë Demi Murtezi, Artan Abrashi, Adnan Rrustemi, Adelina Grainca, Valon Ramadani, Salih Zyba, Enver Haliti, Fatmire Kollçaku, Valon Hoti, Valon Peci, Drita Pajaziti, Sylejman Meholli, Jeton Raka, Vigan Qorrolli dhe Fjolla Ujkani.

Partia Demokratike e Kosovës – 22 ulëse

Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Sala Jashari, Ganimete Musliu, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Rrahman Rama, Mërgim Lushtaku, Elmi Reçica, Besa Kabashi Ramaj, Jakup Nura, Eman Rrahmani, Altin Krasniqi, Artan Behrami, Fadil Demaku, Blerta Deliu Kodra, Rrustem Mustafa, Eliza Hoxha dhe Ariana Musliu Shoshi.

Lidhja Demokratike e Kosovës – 18 ulëse

Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Lutfi Haziri, Armend Zemaj, Besian Mustafa, Janina Ymeri, Ermal Sadiku, Jehona Lushaku Sadriu, Arben Gashi, Albena Reshitaj, Fadil Hadergjonaj dhe Paris Guri.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 7 ulëse

Bekë Berisha, Ramush Haradinaj, Burim Ramadani, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Albana Bytyqi dhe Teuta Haxhiu.Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë

Lista Serbe

Zlatan Elek, Igor Simiq, Srdjan Popoviq, Slavko Simiq, Jovana Radosavljeviq, Liljana Stefanoviq, Milan Joksimoviq, Branislav Nikoliq dhe Tanja Vujoviq.

KDTP

Fikrim Damka dhe Fatma Taçi.

Za Slobodu Pravdu i Opstanak

Nenad Rashiq.

Vakat

Rasim Demiri.

IRDK

Elbert Krasniqi.

NDS

Emilja Rexhepi.

SDU

Duda Balje.

PSA

Artan Asllani.

PLE

Veton Berisha.

Jedinstvena Goranska Partija

Adem Hoxha.

Partia Rome e Bashkuar

Albert Kinolli.

Me certifikimin e rezultateve përfundimtare, procesi zgjedhor tashmë konsiderohet i përmbyllur dhe vendi hyn në fazën e krijimit të institucioneve të reja, bazuar në rezultatin e dalë nga vota e qytetarëve.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More