18 mijë hyrje nga Kosova drejt Shqipërisë vetëm brenda gjashtë orësh

15.08.2026

Mbi 18 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës gjatë orëve të para të kësaj të shtune.

Sipas të dhënave të autoriteteve kufitare shqiptare, nga ora 05:00 deri në 11:00 janë regjistruar 18,092 hyrje të qytetarëve të Kosovës, të shoqëruara nga 4,673 automjete dhe autobusë.

Megjithatë, krahasuar me të shtunën e kaluar, kur përmes Morinës hynë 24,764 qytetarë me 6,247 mjete, këtë javë është shënuar një rënie prej 6,672 hyrjesh, apo rreth 27 për qind.Pavarësisht rënies, Morina vazhdon të jetë një nga pikat kryesore të kalimit për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar gjatë sezonit veror.

Autoritetet presin që fluksi të mund të rritet sërish gjatë dy javëve të fundit të gushtit, kur shumë familje pritet të shfrytëzojnë ditët e fundit të pushimeve para fillimit të vitit të ri shkollor në Kosovë.