Debati për vaksinën AstraZeneca, sot ministri Vitia u vaksinua me këtë dozë

08.07.2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot ka marrur dozën e parë të vaksinës anti-COVID. Vitia ka marrë vaksinën në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Ndërsa, ministri Vitia ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas vaksinimit do të mbajë edhe një konferencë për media. Kujtojmë që Ministria e Shëndetësisë […]

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot ka marrur dozën e parë të vaksinës anti-COVID.

Vitia ka marrë vaksinën në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Ndërsa, ministri Vitia ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas vaksinimit do të mbajë edhe një konferencë për media.

Kujtojmë që Ministria e Shëndetësisë tashmë ka marrë vendim që qytetarët të vaksinohen me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

Të gjithë ata që kanë dashur të vaksinohen me vaksinën e Pfizer, janë kthyer dje prapa pa u vaksinuar.

Vaksina Pfizer do t’u jepet vetëm atyre që kanë marrë dozën e parë të kësaj vaksine.