Moti sot me intervale të gjata me diell, temperaturat deri në 35°C

22.06.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-6 m/s. Njoftimi i […]

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me intervale të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-6 m/s.

Njoftimi i plotë i Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës:

Masat e ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të mbesin të qëndrueshme. Kjo situate meteorologjike do të kushtëzoj mot të nxehtë dhe me vapë. Këto masa të nxehta kanë origjinë nga Afrika Veriore.

Riga shiu parashihen ditën e hënë dhe të premten, ndërsa ditët tjera do të jenë me intervale të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-6 m/s.