Fëmijët deri në 2-vjeç do të marrin 20 euro në muaj, ndërsa ata deri në 16 vjeç nga 10 euro
Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka shpalosur para deputetëve programin e tij qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Ai ka thënë se për këto 55 ditë kanë arritur të bëjnë punë shumë të mëdha duke vendosur dhe një standard të ri. Njëra ndër pikat që ka përmendur Kurti është edhe skema sociale, ku ka bërë […]
Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka shpalosur para deputetëve programin e tij qeverisës për 4 vitet e ardhshme.
Ai ka thënë se për këto 55 ditë kanë arritur të bëjnë punë shumë të mëdha duke vendosur dhe një standard të ri.
Njëra ndër pikat që ka përmendur Kurti është edhe skema sociale, ku ka bërë të ditur se fëmijët deri në 2 vjeç do të marrin nga 20 euro në muaj ndërsa fëmijët deri në moshën 16 vjeçare do të marrin nga 10 euro në muaj.
E për këtë ka folur deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ku edhe ka sqaruar disa nga pikat e programit qeverisës në lidhje me skemat sociale.
Muja në RTV Dukagjini ka thënë se fëmijët deri në 2-vjeç do të marrin 20 euro në muaj dhe sipas tij përfitues të tillë pritet të jenë rreth 100 mijë.
Po ashtu deputeti Muja ka theksuar se fëmijët deri në 16 vjeç do të marrin nga 10 euro në muaj, ku përfitues do të jenë rreth 500 mijë.
Po ashtu ai ka folur edhe për shujtat ushqimore për nxënësit në shkolla, ku ka shtuar se do të bëhet rishikimi i buxhetit deri në muajin gusht dhe se pastaj do të dihet saktë se kur fillon të implementohet kjo pikë.