Policia e Kosovës apelon për respektimin e masave anti-COVID

12.05.2021

Patrullimet policore po vazhdojnë për të parandaluar përhapjen e pandemisë, respektivisht në zbatim të vendimeve të institucioneve shtetërore në këtë drejtim. Zbatimi i Ligjit anti COVID 19, i masave të vendosura nga institucionet shtetërore dhe zbatimi i planit operativ të PK-së, po gjejnë zbatim në tërë vendin. Këto aktivitete po realizohen në bashkëpunim me inspektorët […]

Patrullimet policore po vazhdojnë për të parandaluar përhapjen e pandemisë, respektivisht në zbatim të vendimeve të institucioneve shtetërore në këtë drejtim.

Zbatimi i Ligjit anti COVID 19, i masave të vendosura nga institucionet shtetërore dhe zbatimi i planit operativ të PK-së, po gjejnë zbatim në tërë vendin.

Këto aktivitete po realizohen në bashkëpunim me inspektorët e angazhuar për këtë qëllim.

Policia, edhe pse ka ulje të ndjeshme të rasteve me COVID 19, apelon/kërkon nga të gjithë qytetarët që derisa masat konkrete janë në fuqi, të respektohen të njëjtat.