309 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës, 43 në Prizren

11.05.2021

Pacientët e sëmurë nga Sars-Cov-2, po vazhdojnë të marrin tretman mjekësor në kuadër të klinikave COVID dhe spitaleve të përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Nga raportet e datës 11 maj 2021 nga klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 426 pacientë. 309 janë të konfirmuar me […]

Pacientët e sëmurë nga Sars-Cov-2, po vazhdojnë të marrin tretman mjekësor në kuadër të klinikave COVID dhe spitaleve të përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Nga raportet e datës 11 maj 2021 nga klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 426 pacientë.

309 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 31 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 319 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 179 pacientë,14 prej tyre në gjendje të rënduar, 130 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 145 me oksigjeno-terapi.

Trajtimi sipas spitaleve: Spitali i Prizrenit 43 pacientë, Spitali i Gjakovës 45 pacientë, Spitali i Pejës 54 pacientë,Spitali i Gjilanit 35 pacientë, Spitali i Ferizajt 34 pacientë,Spitali i Mitrovicës 28 pacientë,Spitali i Vushtrrisë 8 pacientë.