COVID-19 në Kosovë, 9.671 raste aktive dhe 2.148 viktima
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së martë në tërë vendin janë konfirmuar 194 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 8 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se të martën në Komunën e Suharekës është konfirmuar një rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. ”Rastet pozitive […]
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së martë në tërë vendin janë konfirmuar 194 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 8 viktima nga ky virus.
IKSHPK-ja ka bërë të ditur se të martën në Komunën e Suharekës është konfirmuar një rast pozitiv me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.
”Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 47 raste, Prizren 16 raste, Ferizaj 15 raste, Klinë 15 raste, Leposaviq 13 raste, Vushtrri 11 raste, Skenderaj 8 raste, Pejë 7 raste, Gjilan 6 raste, Kaçanik 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Rahovec 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Istog 5 raste, Podujevë 4 raste, Shtime 4 raste, Drenas 3 raste, Lipjan 3 raste, Malishevë 3 raste, Viti 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kamenicë, Shtërpcë dhe Suharekë” thuhej në njoftimin e IKSHPK-së.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 599 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 92.571 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.671.
Numri total i rasteve pozitive është 104.390 raste nga 524.588 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.148 raste të vdekjes.