Në spitalet e Kosovës po trajtohen 757 pacientë me COVID-19
Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë gjatë ditëve të fundit ka shënuar një rënie të lehtë, duke e krahasuar me ditët e fundit të muajit mars të këtij viti. Mirëpo, përkundër kësaj, numri i pacientëve të shtrirë nëpër spitalet e Kosovës vazhdon ende të jetë i lartë, një gjë e tillë po bëhet […]
Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë gjatë ditëve të fundit ka shënuar një rënie të lehtë, duke e krahasuar me ditët e fundit të muajit mars të këtij viti.
Mirëpo, përkundër kësaj, numri i pacientëve të shtrirë nëpër spitalet e Kosovës vazhdon ende të jetë i lartë, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, shkruan SuharekaOnline.
SHSKUK-ja ka bërë të ditur se duke u bazuar në raportin e punës të datës 07 prill 2021, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 917 pacientë, prej tyre 757 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2, 61 pacientë janë të dyshuar në pritje të rezultateve, 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 734 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Ndërsa, nga raporti i SHSKUK-së është bërë e ditur se nga spitalet rajonale, ai i Prizrenit është më i ngarkuari, në të cilin janë duke u trajtuar 112 pacientë.
Njoftimi i plotë:
Sipas raportit të punës për datën 7 prill 2021, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 917 pacientë.
757 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2
61 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve
36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore
734 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë
Në QKUK janë të shtrirë 374 pacientë:
329 të konfirmuar me Sars Cov-215 në gjendje të rënduar
319 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 115 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 85 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 59 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 79 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 12 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 19 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 543 pacientë: 428- të konfirmuar pozitivë, 21- në gjendje të rënduar shëndetësore, 415- me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 112 pacientë
Spitali i Gjakovës, 87 pacientë
Spitali i Pejës, 90 pacientë
Spitali i Gjilanit, 110 pacientë
Spitali i Ferizajt, 67 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 48 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 29 pacientë