KQZ-ja sot vendos për 47 kandidatët për deputetë që kanë problem me ligjin

22.01.2021

Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të hënën kanë filluar verifikimin e listave të partive politike, të cilat mund të kenë kandidatë me dënime të formës së prerë në tri vitet e fundit. Ky proces ka përfundur të mërkurën e 20 janarit. Listat e partive politike me kandidatët për deputetë u kanë […]

Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të hënën kanë filluar verifikimin e listave të partive politike, të cilat mund të kenë kandidatë me dënime të formës së prerë në tri vitet e fundit. Ky proces ka përfundur të mërkurën e 20 janarit.

Listat e partive politike me kandidatët për deputetë u kanë nënshtruar verifikimit në gjashtë institucione.

Ndërsa sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë mbledhje, ku edhe pritet të vendoset për certifikimin e partive politike si dhe listat e kandidatëve për deputetë.

Kësisoj, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se sot do të vendoset për fatin e 47 personave të cilët kanë kandiduar për deputet e të cilët kanë probleme me ligjin.