Daka: Kërcënimet ndaj meje janë të rrezikshme

21.01.2021

Në një konferencë për media të mbajtur nga kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, ka siguruar qytetarët se institucioni që ajo përfaqëson është duke punuar sipas ligjit. Ndër tjera ajo ka folur edhe për kërcënimet dhe akuzat që janë adresuar në emër të saj duke i cilësuar si prishje të rendit kushtetues. Ndërsa për personat të […]

Në një konferencë për media të mbajtur nga kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, ka siguruar qytetarët se institucioni që ajo përfaqëson është duke punuar sipas ligjit.

Ndër tjera ajo ka folur edhe për kërcënimet dhe akuzat që janë adresuar në emër të saj duke i cilësuar si prishje të rendit kushtetues.

Ndërsa për personat të cilët kanë problem me ligjin dhe nuk mund të certifikohen ajo ka thënë se kjo është në bazë të ligjit dhe KQZ zbaton ligjet dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetutën dhe ligjet, të mira apo të këqija, kështu siç janë i kanë votuar deputetët e partive tuaja në Kuvendin e Kosovës, ka shtuar Daka.

“Unë nuk marr vendime në emër të KQZ’së por është organ kolegjial i përbërë prej 10 antarëve të tjerë të cilët marrin vendime” ka shtuar ajo.

Në fund ajo ka ftuar të gjithë që ti respektojnë institucionet e vendit dhe t’i lejojnë t’i organizojnë zgjedhjet sipas ligjeve dhe kushtetutës.