Nga sot automjetet e Malishevës me targa ’04’
Automjetet e qytetarëve të Komunës së Malishevës nga sot do të regjistrohen në regjionin e Prizrenit, ku veturat e tyre do ti kenë me targat ’04’. Kjo është bërë e ditur në një njoftim nga Ministria e Punëve të Brendshme. “Qytetarët e Komunës së Malishevës, nga data 11 janar 2021, do të regjistrojnë veturat dhe […]
Automjetet e qytetarëve të Komunës së Malishevës nga sot do të regjistrohen në regjionin e Prizrenit, ku veturat e tyre do ti kenë me targat ’04’.
Kjo është bërë e ditur në një njoftim nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Qytetarët e Komunës së Malishevës, nga data 11 janar 2021, do të regjistrojnë veturat dhe mjetet tjera me kodin 04. Ky është fillimi i transferimit të plotë të kompetencave të deleguara, të dekoncentruara dhe shërbimeve tjera për qytetarët e Malishevës nga Komuna e Gjakovës në atë të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Kjo ka qenë një kërkesë e kamotshme e qytetarëve të Malishevës, e shprehur qartë përmes të gjitha strukturave komunale dhe partive politike të kësaj komune.