Kryetari i SBAShK-ut: Shtesat prej 100 euro për mësimdhënësit janë të arsyeshme
SBAShK-u përmes një komunikate për media ka kërkuar nga Qeveria Hoti që të ndajë mjete shtesë për punonjësit në sektorin e arsimit njësoj sikurse ka vepruar më herët për punëtorët shëndetësorë dhe policinë, për shkak se siç thuhet, ata janë përballur nga afër me rrezikun nga prekja me COVID-19. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të […]
SBAShK-u përmes një komunikate për media ka kërkuar nga Qeveria Hoti që të ndajë mjete shtesë për punonjësit në sektorin e arsimit njësoj sikurse ka vepruar më herët për punëtorët shëndetësorë dhe policinë, për shkak se siç thuhet, ata janë përballur nga afër me rrezikun nga prekja me COVID-19.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari ka thënë se këto mjete po i kërkojnë në mënyrë që të ndihmohen mësimdhënësit si dhe punëtorët e tjerë tekniko-ndihmës.
Po ashtu Jashari ka bërë të ditur se para fillimit të gjysmë vjetorit të dytë do të ketë mbledhje të Këshillit drejtues, i cili do të dalë me një vendim eventual në rast se nuk paguhen mësimdhënësit.
“Kemi kërkuar një shtesë në paga. Kemi kërkuar që në pagat ekzistuese Qeveria Hoti të intervenojë dhe të kemi një shtesë prej 100 euro për të gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit”.
“…ne besojmë që Qeveria do të intervenojë ngase që nga fillimi është thënë që në kemi përkrahur kryeministrin Hoti se po i u ndihmohet shëndetësisë dhe Policisë dhe ka qenë e drejtë kjo ndihmë sepse ata kanë pasur orar më të gjatë të punës. Dhe me të filluar viti shkollor u pa se edhe mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë tekniko ndihmës bashkë me nxënësit u përballën me një front tjetër me Covidin dhe shifrat janë alarmante dhe ne kemi bërë një kërkesë shumë të arsyeshme”, thotë ai për EO.
“Ne para fillimit të gjysmë vjetorit të dytë do ta kemi një mbledhje tjetër të Këshillit drejtues do të sjellë një vendim eventual. Uroj që Qeveri Hoti të ndaj këto mjete ngase mësimdhënësit e meritojnë këtë gjë sepse janë duke punuar me norma shtesë dhe janë të rrezikuar”.
Kujtojmë se gjysmë vjetori i parë ka përfunduar më herët, më 18 dhjetor për shkak të pandemisë, ndërsa gjysmë vjetori i dytë pritet të fillojë 18 janar.