Kontrabandim me migrantë, mbi 10 vjet burg për 4 persona nga Suhareka
Të mërkurën Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj katër të akuzuarëve nga Suhareka të cilët akuzoheshin për kontrabandim me shtetas të Kosovës për në vendet e BE’së, për krim të organizuar dhe falsifikim të dokumenteve. Të akuzuarit janë dënuar me burgim dhe gjobë ku sipas vendimit S.K është dënuar me 4 vjet burgim dhe […]
Të mërkurën Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj katër të akuzuarëve nga Suhareka të cilët akuzoheshin për kontrabandim me shtetas të Kosovës për në vendet e BE’së, për krim të organizuar dhe falsifikim të dokumenteve.
Të akuzuarit janë dënuar me burgim dhe gjobë ku sipas vendimit S.K është dënuar me 4 vjet burgim dhe me gjobë prej 1000 euro, A.K është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim dhe me gjobë prej 2500 euro, B.K dhe R.K janë dënuar me nga 2 vjet burgim, transmeton BetimiPërDrejtësi.
Gjykatësja gjithashtu ka njoftuar se në dënimin me burg të shqiptuar ndaj të akuzuarve do të llogaritet edhe koha që ata e kanë kaluar në paraburgim.
Sipas aktakuzës së ngritur më 24 dhjetor 2013, pretendohet se të akuzuarit S.K, A.K, B.K, R.K, se nga muaji janar i 2012, e deri më 4 shtator 2013, duke vepruar në kuadër të grupit të organizuar dhe të strukturuar, me qëllim të përfitimeve pasurore financiare, kanë kontrabanduar shtetas të Republikës së Kosovës.