Kurti uron shqiptarët e Luginës: Bashkimi politik po jep rezultate historike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatin preliminar të Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet në Serbi, duke e cilësuar atë si një arritje të jashtëzakonshme për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
“Bashkimi politik i shqiptarëve po shndërrohet në përfaqësim më të fuqishëm parlamentar”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri ka komentuar edhe zhvillimet e tjera zgjedhore në Serbi, duke theksuar se Aleksandar Vuçiq ka pranuar publikisht humbjen përballë Listës Studentore, ndërsa lista e Ivica Daçiqit, sipas projeksioneve preliminare, mbetet nën pragun zgjedhor prej 3%.
Në fund, Kurti ka uruar qytetarët dhe subjektet politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për bashkimin e arritur.
“Urime të gjithë qytetarëve dhe subjekteve politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që e bënë të mundur këtë bashkim!”, ka përfunduar ai.
Rezultatet mbeten preliminare, ndërsa numri përfundimtar i mandateve pritet të përcaktohet pas përmbylljes së procesit zgjedhor.
