Kompletohet Grupi Punues për çlirimtarët në Hagë, PDK-ja përfaqësohet nga Enver Hoxhaj
15 orë
Deputeti Enver Hoxhaj është zyrtarizuar si përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Grupin Punues për mbrojtjen e çlirimtarëve në procesin e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Emri i Hoxhajt është miratuar nga Grupi Parlamentar i PDK-së, duke përmbyllur kështu përfaqësimin e kësaj partie në grupin punues.
Grupi është përgjegjës për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Përfshirja e përfaqësuesit të PDK-së vjen në kuadër të përpjekjeve për koordinimin e qëndrimeve dhe strategjisë shtetërore lidhur me këto procese gjyqësore.
