Salih Zyba pjesë e komisioneve për Siguri dhe Mbikëqyrjen e AKI-së
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, është propozuar për të marrë përgjegjësi në dy komisione të rëndësishme parlamentare në Kuvendin e Kosovës, ato që lidhen me sigurinë dhe mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Foto: Ilustrim
Zyba është propozuar si anëtar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, një prej komisioneve që trajton çështje të rëndësishme që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.
Po ashtu, ai është propozuar si zëvendëskryetar i parë i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, komision që ka rol në ushtrimin e mbikëqyrjes parlamentare ndaj këtij institucioni të sigurisë.
Në Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, krahas Zybës, janë propozuar edhe Mefail Bajqinovci, Shqipe Mehmeti-Selimi, Arbër Rexhaj dhe Ilir Qeriqi.
Ndërkaq, në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së janë propozuar Luan Aliu, Agim Bahtiri, Mimoza Shala dhe Rufki Suma, krahas Zybës në pozitën e zëvendëskryetarit të parë.
