IAAP “Abdyl Ramaj” dhe Oda Ekonomike lidhin marrëveshje për forcimin e Arsimit Dual

24.09.2026

Shkolla IAAP “Abdyl Ramaj” në Suharekë ka shënuar përmbylljen e një projekti të rëndësishëm në mbështetje të Arsimit Dual në Kosovë.

Aktiviteti u zhvillua më 23 shtator 2026, përmes konferencës me temë “Forcimi i Arsimit Dual në Kosovë: Arritjet, Mësimet e Nxjerra dhe Vijimi i Mëtejmë”, ku u prezantuan rezultatet dhe përvojat e krijuara gjatë këtij rrugëtimi.

Në kuadër të këtij aktiviteti, u nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Odës Ekonomike dhe IAAP “Abdyl Ramaj”, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe krijimin e mundësive më të mira për nxënësit në kuadër të Arsimit Dual.

Nga shkolla kanë vlerësuar këtë moment si një hap të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit profesional dhe lidhjen më të ngushtë të tij me tregun e punës.

“Me shumë krenari dhe mirënjohje shënuam përmbylljen e projektit dhe njëkohësisht festuam rezultatet e një rrugëtimi të gjatë në mbështetje të Arsimit Dual në Kosovë”, thuhet në njoftimin e IAAP “Abdyl Ramaj”.