Bedri Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi pas vendimit në Hagë

19.09.2026

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar sot familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, pas vendimit të fundit në Hagë.

Hamza tha se u ka shprehur mbështetjen familjeve, duke theksuar se, sipas tij, ata “nuk janë vetëm dhe nuk do të jenë kurrë”.

Ai u shpreh krenar për ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe deklaroi se do të vazhdojë angazhimin për drejtësi dhe liri.

“Dje, sot dhe përjetësisht, çlirimtarë!”, përfundoi Hamza.