LVV vendos t’i votojë Çitakun dhe Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

12.09.2026

Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka mbajtur sonte një mbledhje të jashtëzakonshme, ku ka diskutuar situatën institucionale pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

LVV ka vendosur që në vazhdimin e seancës konstituive, të caktuar për nesër në ora 10:00, t’i votojë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit, përkatësisht Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën.

Në njoftim, LVV thotë se ky vendim paraqet një hap vullneti të mirë, duke shpresuar se pas konstituimit të Kuvendit, ky qëndrim do të reflektohet edhe në konstruktivitetin e Çitakut dhe Shalës gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit.

Sipas LVV-së, deputetët e saj do ta votojnë Çitakun edhe nëse PDK-ja nuk e ndryshon kandidaturën, ndërsa shpresohet që edhe Kujtim Shala të marrë pjesë në seancën ku pritet të votohet për Bekim Sejdiun si president, sipas marrëveshjes LVV-LDK.

LVV ka paralajmëruar se synimi është që vendi të shmangë një tjetër palë zgjedhjesh të parakohshme, të cilat, sipas saj, do të ishin të katërtat në më pak se dy vjet.