Raporti i SHSKUK-së: Mbi 900 shërbime emergjente gjatë vikendit në Klinikën Emergjente
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka publikuar raportin treditor për periudhën 28-30 gusht 2026, lidhur me punën dhe shërbimet e ofruara në Klinikën Emergjente.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij vikendi ekipet mjekësore kanë trajtuar gjithsej 913 raste emergjente për qytetarët.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të pranuar:
280 pacientë kanë marrë traftime në Emergjencën Internistike
203 pacientë janë trajtuar në sektorin e Reanimimit
201 pacientë kanë kërkuar ndihmë në Emergjencën Ortopedike
163 pacientë janë spitalizuar apo trajtuar në Emergjencën Kirurgjike
66 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël
SHSKUK bën me dije se të gjitha ekipet kujdestare kanë qenë në gatishmëri të plotë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve që kanë pasur nevojë për trajtim të menjëhershëm shëndetësor.
