Gjendja në pikat kufitare: Pritje deri në një orë e gjysmë në Merdarë dhe 2.5 orë në kufirin Serbi-Kroaci

23.08.2026

​Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar dhe platformat e monitorimit të trafikut kanë përditësuar të dhënat mbi fluksin e automjeteve në pikat e kalimit kufitar.

​Pikat e kalimit në Kosovë: Në pikën kufitare të Merdarës raportohen pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova, ku drejtuesit e mjetit presin nga 60 deri në 90 minuta. Në pikën e Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë deri në 20 minuta me një kolonë prej rreth 200 metrash. Pikat e tjera si Jarinje, Hani i Elezit, Vërmica dhe Qafë e Morinës paraqesin një situatë me fluks të ulët (3-5 minuta pritje).​

Kufijtë rajonalë: Për udhëtarët që lëvizin drejt vendeve të Bashkimit Evropian përmes Serbisë, vonesa më të mëdha shënohen në pikëkalimin Serbi–Kroaci, ku koha e pritjes arrin deri në 2.5 orë. Ndërkohë, kalimi Serbi–Hungari paraqet një pritje më të shkurtër, prej rreth 35 minutash.​

Udhëtarët këshillohen të planifikojnë udhëtimet e tyre paraprakisht dhe të përdorin pika alternative kufitare për të shmangur vonesat.