Kuvendi Komunal i Suharekës thërret mbledhjen e 9-të të rregullt
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Suharekës, Mr.ec Bexhet Kuçi, ka caktuar mbajtjen e mbledhjes së 9-të (nëntë) të rregullt të Kuvendit Komunal për vitin 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja do të heldet më 31 gusht 2026, me fillim nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës (Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi”).
Për këtë takim është propozuar ky rend dite:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës;
3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit përzgjedhës për drejtora të shkollave;
4. Rishqyrtimi i vendimit 01-Nr-016-28760 për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik;
5. Shqyrtimi i projekt-vendimit për hapjen e shqyrtimit publik të projekt-dokumentit Plani Rregullues i Hollësishëm për “Zonën Ekonomike në Duhël”;
6. Shqyrtimi i projekt-vendimit paraprak për të zhvilluar procedurat përmes konkurrimit të hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës;
7. Shqyrtimi i projekt-vendimit për shpalljen qytetarë nderi;
8. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e planit lokal të veprimit për riintegrimin e personave të riatdhesuar në Komunën e Suharekës;
9. Pyetje dhe përgjigje.

