QKMF “Rexhep Kuçi” në Suharekë zhvillon ligjëratë profesionale për bruzelozën
Në ambientet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë, sot është mbajtur një ligjëratë profesionale me temën “Bruzeloza”, në kuadër të programit të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional (ZHVP).
Foto: Ilustrim
Ligjërata u prezantua nga Dr. Arberim Basha, i cili trajtoi aspektet kryesore të bruzelozës, duke përfshirë epidemiologjinë, mënyrat e diagnostikimit, trajtimin dhe masat parandaluese.
Qëllimi i kësaj ligjërate ishte përditësimi i njohurive profesionale të stafit shëndetësor, si dhe avancimi i vazhdueshëm i cilësisë së shërbimeve shëndetësore të ofruara për qytetarët.
Ligjërata ishte e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) me 2 pikë.
Në përfundim, QKMF “Rexhep Kuçi” ka falënderuar Dr. Arberim Bashën për prezantimin profesional, si dhe të gjithë pjesëmarrësit për interesimin dhe angazhimin gjatë ligjëratës.
