1.
Qentë endacakë sulmojnë një person në Greikoc, gjendja e tij raportohet e rëndë
20.07.2026
Një person është sulmuar nga qentë në orët e mëngjesit të së hënës në fshatin Greikoc të Suharekës, duke pësuar lëndime të rënda trupore.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00, kur qentë kanë sulmuar burrin në një pjesë të fshatit.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku po merr kujdesin e nevojshëm.
Nuk dihen ende rrethanat e plota të rastit, ndërsa pritet që institucionet përkatëse të japin më shumë detaje lidhur me ngjarjen.
