Presidentja në detyrë Haxhiu pret marrëveshje politike, takimi i radhës Kurti–Abdixhiku ende pa datë

13.07.2026

Takimi i radhës mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ende nuk është caktuar, ndonëse të dy palët janë dakorduar për vazhdimin e dialogut pas takimit të parë.

Presidentja në detyrë Haxhiu pret marrëveshje politike, takimi i radhës Kurti–Abdixhiku ende pa datë Foto: Ilustrim

Nga Zyra e Presidentes në detyrë, Albulena Haxhiu, u bë e ditur se seanca konstituive e Kuvendit do të thirret brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore. Po ashtu, Haxhiu ka shprehur shpresën që takimet ndërmjet partive politike të çojnë në një marrëveshje për çështjen e presidentit.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se formimi i institucioneve të reja do të varet nga arritja e një marrëveshjeje politike, ndërsa theksojnë se LDK-ja mund të kërkojë një marrëveshje të plotë koalicioni me LVV-në. Ndërkohë, PDK-ja ka bërë të ditur se do të mbetet në opozitë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More