Mosha mesatare e deputetëve të rinj në Kuvendin e Kosovës është 46 vjeç
10.07.2026
Mosha mesatare e 120 deputetëve të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës është 46 vjeç, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
Sipas analizës së KDI-së për përbërjen e re të Kuvendit, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mesataren më të re të moshës, me 44 vjeç.
Ndërsa përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë një mesatare prej 46 vjeç.
Në anën tjetër, deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës rezultojnë të jenë më të moshuarit sipas mesatares, me 51 vjeç.
KDI ka publikuar këto të dhëna në kuadër të analizës së strukturës së legjislaturës së re, duke paraqitur përbërjen demografike të përfaqësuesve të zgjedhur në Kuvendin e Kosovës.
