Sonte Suhareka mirëpret mijëra vizitorë, fillon Karnavali Golden Eagle
26.06.2026
Suhareka sonte hap dyert për një nga ngjarjet më të mëdha festive të verës, me fillimin e Karnavalit Golden Eagle. Aktiviteti pritet të mbledhë qytetarë dhe vizitorë të shumtë, duke sjellë muzikë, ngjyra, performanca artistike dhe atmosferë festive.
Programi nis në orën 19:00 me parakalimin e karnavalit nëpër rrugët e qytetit, ndërsa festa do të vazhdojë në Stadiumin e Qytetit, ku janë planifikuar performanca nga artistë të njohur.
Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje, e cila premton argëtim, energji pozitive dhe momente të paharrueshme në zemër të Suharekës.
