Garda Kombëtare e Iowa-s uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Partneritet i fortë dhe miqësi e qëndrueshme me SHBA-në

12.06.2026

Me rastin e 27-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, Garda Kombëtare e Iowa-s ka uruar qytetarët e Kosovës, duke nderuar guximin, sakrificën dhe vendosmërinë e atyre që siguruan lirinë e vendit dhe hodhën themelet e një shteti demokratik dhe sovran.

Në mesazhin e publikuar, theksohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova ndajnë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm, të ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, respekt reciprok dhe përkushtim ndaj paqes dhe sigurisë.

Garda Kombëtare e Iowa-s vlerësoi veçanërisht bashkëpunimin me Forcën e Sigurisë së Kosovës në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror, duke theksuar se dekada të tëra bashkëpunimi, miqësie dhe koordinimi ushtarak kanë forcuar kapacitetet e të dyja vendeve.

“Urime popullit të Kosovës për këtë përvjetor të rëndësishëm. Presim edhe shumë vite të tjera partneriteti, miqësie dhe suksesi të përbashkët”, thuhet në mesazhin e Gardës Kombëtare të Iowa-s.