Vazhdon numërimi në QKN Suharekë, përpunohen 68.60% e kutive të votimit

10.06.2026

Vazhdon dita e tretë e procesit të verifikimit dhe numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Suharekë.

Sipas të dhënave të deritanishme, janë numëruar 59 kuti të votimit, që përbëjnë 68.60% të numrit të përgjithshëm të kutive për t’u procesuar.

Procesi po zhvillohet sipas planifikimit dhe pritet të vazhdojë deri në përfundimin e plotë të verifikimit dhe numërimit të të gjitha votave.