KQZ publikon platformën online për rezultatet preliminare të zgjedhjeve
07.06.2026
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vënë në funksion platformën elektronike për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave të pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Përmes platformës, qytetarët mund të përcjellin në kohë reale të dhënat për pjesëmarrjen në votime sipas komunave, qendrave të votimit dhe vendvotimeve, si dhe rezultatet preliminare të subjekteve politike pas numërimit të fletëvotimeve.
Sipas KQZ-së, të dhënat për pjesëmarrjen do të publikohen në gjashtë termine gjatë ditës: në orët 09:00, 11:00, 13:00, 15:00, 17:00 dhe 19:00.
