Rrahje me thikë në Prizren, tre të lënduar – policia identifikon të përfshirët

04.06.2026

Një përleshje mes katër personave ka ndodhur në rrugën “Janina” në Prizren rreth orës 18:00, ku tre persona kanë mbetur të lënduar, dy prej tyre nga goditje me thikë.

Sipas konfirmimit të zëdhënësit të Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore menjëherë pas incidentit. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa dy të tjerë kanë plagë të shkaktuara me mjet të mprehtë.

Policia ka bërë të ditur se të gjithë personat e përfshirë janë identifikuar dhe hetuesit janë duke mbledhur prova dhe dëshmi nga vendi i ngjarjes dhe dëshmitarët okularë.

Rasti është njoftuar edhe tek Prokurori i Shtetit, i cili do të vendosë për veprimet e mëtejme në koordinim me organet e rendit.Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar motivin dhe rrethanat e përleshjes.