KQZ hap konkurs për 150 zyrtarë që do të orientojnë votuesit në ditën e zgjedhjeve
02.06.2026
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur konkurs për angazhimin e 150 zyrtarëve që do të ndihmojnë në orientimin e votuesve në Qendrat e Votimit gjatë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Sipas njoftimit të KQZ-së, zyrtarët do të angazhohen në komuna të ndryshme të Kosovës dhe do të kenë për detyrë t’i orientojnë votuesit në ditën e zgjedhjeve.Konkursi është hapur më 2 qershor dhe do të qëndrojë i hapur deri më 3 qershor 2026 në orën 16:00.
Të interesuarit mund të gjejnë detajet dhe kriteret e aplikimit në platformën e KQZ-së: https://stafqv.kqz-ks.org.
