Limaj viziton familjen e Hashim Thaçit për Bajram: Nana Hyrë simbol i qëndresës dhe krenarisë shqiptare
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se në ditën e Kurban Bajramit ka vizituar nanën Hyrë dhe familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Foto: Ilustrim
Përmes një shkrimi në Facebook, Limaj tha se kjo vizitë ishte vizitë te qëndresa, krenaria dhe atdhedashuria, duke vlerësuar forcën dhe dinjitetin e familjes Thaçi në përballje me situatën aktuale.
“Në sytë e një nëne që pret djalin e saj nga Haga, shihet malli, por mbi të gjitha krenaria për rrugën dhe sakrificën e tij për Kosovën”, ka shkruar Limaj.
Ai ka shtuar se nana Hyrë përfaqëson forcën e nënave shqiptare, të cilat, sipas tij, kanë qëndruar gjithmonë me zemër të madhe dhe besim të palëkundur.Në fund, Limaj ka shprehur lutjen që festat e ardhshme të kremtohen bashkë me ish-bashkëluftëtarët që po mbahen në Hagë.
