Arrestohen pesë studentë shqiptarë gjatë protestës në Shkup për provimin në gjuhën shqipe

18.05.2026

Ka përfunduar protesta e studentëve shqiptarë në Shkup, e organizuar me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Studentë dhe qytetarë u mblodhën para Ministrisë së Drejtësisë në Shkup, duke kërkuar respektimin e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në proceset akademike dhe profesionale.

Gjatë protestës janë arrestuar pesë studentë, gjë që u bë e ditur nga një student para turmës së mbledhur.

Protestuesit thanë se do të vazhdojnë reagimet e tyre deri në realizimin e kërkesave.