Prizren: Sekuestrohen narkotikë dhe pajisje për paketim, arrestohet një person
06.05.2026
Një person është arrestuar mbrëmjen e 5 majit 2026 në Prizren, pasi gjatë një kontrolli policor i janë gjetur substanca të dyshuara narkotike.
Fillimisht, gjatë ndalimit të veturës që ai drejtonte, policia ka konfiskuar rreth 32.3 gram marihuanë, si dhe 0.10 gram kokainë të gjetur brenda automjetit.
Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, janë sekuestruar edhe pajisje që dyshohet se përdoreshin për përgatitje dhe shpërndarje të narkotikëve, përfshirë dy peshore elektronike, aparat për vakumim, foli alumini, qese plastike, para të gatshme dhe një telefon celular.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet si “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike”.
