Ylli përballë Rahovecit, thirrje për përkrahje nga “Xhebrailat”

08.04.2026

Sot me fillim nga ora 18:45, skuadra e Golden Eagle Ylli do të përballet me Rahoveci në një ndeshje të rëndësishme që pritet të sjellë emocione të mëdha në parket.

Klubi ka bërë thirrje për përkrahje të fuqishme nga tifozët, duke ftuar “Xhebrailat” që të jenë të bashkuar dhe të tregojnë kulturë sportive dhe pasion për ekipin e zemrës.

Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, ndërsa përkrahja nga tribunat konsiderohet një faktor kyç për suksesin e vendasve.

Golden Eagle Ylli synon të vazhdojë me rezultate pozitive, ndërsa Rahoveci do të kërkojë të befasojë në këtë përballje interesante.