Ylli pret Pejën sonte në “13 Qershori”, synon hapin drejt gjysmëfinales
18.04.2026
Sonte nga ora 19:30, në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, KB Golden Eagle Ylli përballet me KB Peja në një ndeshje vendimtare të “playoff”-it.
Skuadra therandase hyn në këtë takim me synimin e qartë për të siguruar kalimin në gjysmëfinale, ndërsa pritet përkrahje e madhe nga tifozët “Xhebrailat”, të cilët do të jenë shtytje shtesë për ekipin.
Atmosfera në qytet tashmë është elektrizuese, me thirrje për unitet dhe mbështetje maksimale ndaj Yllit.
Klubi ka bërë apel që të gjithë tifozët të jenë të pranishëm dhe të krijojnë një ambient të zjarrtë në palestër.Një ndeshje që premton spektakël dhe emocione, ku Ylli synon të vazhdojë rrugëtimin drejt titullit.
