Albena Reshitaj, a do të “tradhtojë” sërish partinë si në 2021?

05.03.2026

Vendimi i deputetes Albena Reshitaj për të marrë pjesë në votimin për Presidenten Vjosa Osmani ka ndezur dyshime dhe spekulime në skenën politike kosovare. Disa po e krahasojnë situatën me vitin 2021, kur një votë e papritur nga një deputet i AAK-së kishte tronditur rendin e brendshëm të partisë.

Ndërkohë, pyetja që po qarkullon është e qartë: a do të jetë Albena Reshitaj vota e “çuditshme” që mund të sfidojë vendimet e partisë dhe t’i japë një fitore të papritur Vjosa Osmanit, duke rikujtuar skenarin e 2021?