Mbi 1,600 gjoba në Janar 2026 nga Njësia Mobile me pajisje inteligjente dhe radarë mobil
Gjatë muajit janar 2026, Njësia Mobile e Policisë me pajisje inteligjente dhe radarë mobil ka intensifikuar aktivitetet e saj në kuadër të rritjes së sigurisë rrugore në vend.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij muaji janë shqiptuar gjithsej 1,128 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut, të evidentuara përmes pajisjeve inteligjente dhe radarëve mobil.
Po ashtu, 545 gjoba të tjera janë dërguar me postë në adresë të pronarëve të mjeteve, bazuar në identifikimin automatik të kundërvajtjeve.
Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe sinjalizimin rrugor, duke theksuar se zbatimi i ligjit dhe përdorimi i teknologjisë moderne kanë për qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.
Respektimi i rregullave të trafikut – shpëton jetën tuaj!
