Reshjet e borës sjellin ‘kaos’ në autostradat e Kroacisë

24.12.2025

Reshjet e borës që kanë përfshirë Evropën ditëve të fundit po shkaktojnë vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin e automjeteve, duke krijuar situata të tensionuara në rrugë dhe autostrada.

Sipas mediumit Urgjent, përmes disa fotografive të publikuara, reshjet e dendura të borës janë regjistruar së fundmi në Slloveni dhe Kroaci.

Në Kroaci, bora ka transformuar rrugët kryesore në rrugë të rrëshqitshme dhe të rrezikshme, duke shkaktuar disa aksidente automobilistike, kryesisht në autostrada.

Pamjet nga terreni tregojnë automjete të aksidentuara dhe shoferë që përpiqen të manovrojnë me kujdes për të shmangur përplasjet, ndërsa autoritetet kanë bërë apel për qetësi dhe kujdes maksimal gjatë drejtimit.