Arrestohet 73-vjeçari Z.Th., policia i sekuestron tri armë zjarri

24.12.2025

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në mëngjes një person të dyshuar në fshatin Llapushnik të Drenasit, nën dyshimin për asgjësim apo dëmtim të pasurisë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit policor, arrestimi ka ndodhur rreth orës 07:00. Gjatë aksionit policor është realizuar edhe kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri.

Personi i arrestuar, Z.Th., mashkull 73-vjeçar, dyshohet se ka dëmtuar orendi në tri shtëpi. I njëjti është shoqëruar nga policia dhe aktualisht po intervistohet nga hetuesit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të rastit.

Rasti mbetet në trajtim të mëtejmë nga organet kompetente.