Në përvjetorin e tij, nderohet figura dhe vepra e Rexhep Kuçit

16.12.2025

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë kujton me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme njeriun e mirë, humanistin dhe figurën e çmuar Rexhep Kuçi, emrin e të cilit kjo qendër mban me krenari.

Rexhep Kuçi ishte shembull i përkushtimit njerëzor dhe i vlerave të larta morale, duke lënë pas një trashëgimi të pasur humane që vazhdon të jetojë edhe sot. Vepra dhe kontributi i tij në shërbim të njerëzve kanë qenë dhe mbeten një burim frymëzimi për brezat e rinj, si dhe për të gjithë profesionistët shëndetësorë që çdo ditë janë në shërbim të qytetarëve.

Emri i Rexhep Kuçit i lidhur me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë është më shumë se një nderim simbolik – është një kujtesë e vazhdueshme e humanizmit, solidaritetit dhe përkushtimit ndaj shëndetit dhe mirëqenies së komunitetit.

Në këtë përvjetor, ne përkulemi me respekt para veprës së tij dhe riafirmojmë angazhimin tonë për të ndjekur vlerat që ai mishëroi gjatë gjithë jetës së tij. Kujtimi për Rexhep Kuçin do të mbetet i gjallë dhe i paharruar.