Manovronte me armë dhe plagosi aksidentalisht një person, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një incident me armë ka ndodhur të dielën në Pejë, ku një person ka plagosur një tjetër gjatë manovrimit me armë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën “Bill Clinton” në Pejë. Viktima, mashkull kosovar, ka pësuar lëndime në këmbë dhe pas trajtimit mjekësor është liruar nga spitali.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, gjatë manovrimit me armë, ka plagosur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime në këmbë dhe pas trajtimit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin e Policisë.
Nga i dyshuari është sekuestruar një revole me 13 fishekë dhe një gëzhojë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia po vazhdon hetimet për rrethanat e incidentit dhe siguron qytetarët se do të marrë masat e nevojshme ligjore ndaj të dyshuarit.