Zhduket një vajzë në Gjilan, babai raporton rastin në polici
26.11.2025
Një rast i shqetësueshëm është regjistruar mbrëmë në Gjilan, ku një baba ka raportuar në polici zhdukjen e vajzës së tij.
Sipas të dhënave të raportuara, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në rrugën “Zija Shemsiu”, ku vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Policia ka iniciuar rastin si “Person i zhdukur” dhe po kryen hetime për të sqaruar rrethanat e zhdukjes dhe për të gjetur të miturën sa më shpejt të jetë e mundur.
Autoritetet apelojnë tek qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e vajzës, të lajmërojnë menjëherë Policinë e Kosovës.