KQZ pritet të mbajë mbledhjen e radhës për themelimin e Komisionit të Vlerësimit të Fletëvotimeve

12.11.2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se sot, në orën 17:00, do të mbahet mbledhja e radhës e këtij institucioni.

Në rendin e ditës është shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për themelimin e Komisionit për vlerësimin e fletëvotimeve, si dhe përputhjes së numrit të tyre në vendvotime për Zgjedhjet e Raundit të Dytë për Kryetar Komune.

Kjo mbledhje vjen në një kohë kur procesi zgjedhor po përgatitet për fazën e dytë të garës për kryetarë komunash, ndërsa KQZ synon të sigurojë transparencë dhe saktësi maksimale në verifikimin e fletëvotimeve.