Shaqir Totaj fiton balotazhin për kryetar të Prizrenit, mposht Artan Abrashin

10.11.2025

Pas përfundimit të procesit të votimit në zgjedhjet lokale, raundi i dytë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet për kandidatët që garuan për kryetarë të komunave në balotazh.

Komuna e Prizrenit ishte një ndër komunat ku u zhvillua balotazhi, ku garonin Shaqir Totaj nga PDK dhe Artan Abrashi nga LVV.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja, Shaqir Totaj ka fituar bindshëm, duke siguruar 53,86% të votave apo 25,326 vota, ndërsa Artan Abrashi ka marrë 46,14% të votave apo 21,699 vota.

Me këtë fitore, Totaj do të udhëheqë komunën e Prizrenit për mandatin e ardhshëm, ndërsa rezultati tregon një garë të ngushtë mes dy kandidatëve.