Nga 7 rajone të Kosovës, Prizreni renditet i katërti për hapjen e ndërmarrjeve të reja
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin më të ri lidhur me ndërmarrjet e reja të regjistruara në vend gjatë muajit shtator 2025, duke ofruar një pasqyrë të detajuar për aktivitetin ekonomik në të gjitha regjionet e Kosovës.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajit shtator janë regjistruar gjithsej 1,054 ndërmarrje të reja, që përfaqëson një tregues pozitiv për zhvillimin e sektorit privat dhe iniciativës ndërmarrëse në vend.
Në raportin e ASK-së thuhet se numri më i madh i bizneseve të reja është regjistruar në rajonin e Prishtinës, ku 486 ndërmarrje kanë nisur aktivitetin e tyre gjatë muajit shtator. Ky rezultat konfirmon pozitën kryesore të kryeqytetit si qendër ekonomike dhe administrative e vendit, me përqendrim më të madh të kapitalit, shërbimeve dhe fuqisë punëtore.
Në vendin e dytë renditet rajoni i Prizrenit, me 93 ndërmarrje të reja të regjistruara, ndërsa rajonet e Gjilanit dhe Gjakovës shënojnë numrin më të ulët, me nga 72 biznese të reja secili.
ASK thekson se në statistika janë përfshirë të gjitha regjionet e Kosovës, ndërsa të dhënat pasqyrojnë regjistrimet e reja sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).
Në përfundim, raporti i ASK-së tregon një tendencë të vazhdueshme të rritjes së iniciativës private, me Prishtinën që vazhdon të udhëheq në krijimin e bizneseve të reja, ndërsa rajonet e tjera tregojnë potencial për zhvillim më të balancuar ekonomik në të ardhmen.