Si u votuan Muharremaj e Shala në qendrën më të madhe të votimit në Suharekë
Më 9 nëntor 2025, në 18 komuna të Kosovës është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ndër to edhe në Komunën e Suharekës, ku qytetarët votuan për kryetarin e ri të komunës.
Pas përfundimit të procesit të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet për dy kandidatët që garuan në balotazh në Suharekë – Bali Muharremaj dhe Ardian Shala.
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, Bali Muharremaj ka arritur të fitojë bindshëm mandatin e tretë për të udhëhequr me Komunën e Suharekës, duke siguruar mbështetje të gjerë nga qytetarët.
Po si u votuan kandidatët për kryetar të Komunës në qendrën më të madhe të votimit në Suharekë, IAAP “Skender Luarasi”.
SuharekaOnline ka arritur të siguroj numrin e votave zyrtare për dy kandidatët në këtë qendër e cila ka gjithsej 8 vendvotime.
Sipas të dhënave që posedon redaksia rezulton se në këtë qendër fitues del të jetë Bali Muharremaj me gjithsej 1,676 Vota apo 60,29%, ndërsa Ardian Shala në këtë qendër siguroj 1,104 Vota apo 39,71%.
| Vendvotimi | Numri i votuesve | Votat për Bali Muharremaj | Votat për Ardian Shalën |
| 2401/06 | 456 | 279 | 177 |
| 2401/03 | 382 | 260 | 122 |
| 2401/04 | 361 | 250 | 111 |
| 2401/02 | 349 | 202 | 147 |
| 2401/01 | 343 | 203 | 140 |
| 2401/08 | 319 | 157 | 162 |
| 2401/05 | 307 | 180 | 127 |
| 2401/07 | 263 | 145 | 118 |