Exit Poll në Klan Kosova: Bali Muharremaj prin në Suharekë me 57.1% të votave

09.11.2025

Televizioni Klan Kosova ka publikuar sonte exit pollat për zgjedhjet lokale – raundi i dytë, të cilat janë mbajtur sot në 18 komuna të Kosovës, përfshirë edhe Komunën e Suharekës.

Sipas rezultateve të para të exit pollit të prezantuara nga Klan Kosova, në Suharekë Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) prin me 57% të votave, përballë kundërkandidatit të tij Ardian Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ku sipas exit pollave të Klan Kosoves raportohet të ketë 42%, transmeton SuharekaOnline.

Këto rezultate të exit pollit janë paraprake dhe nuk përfaqësojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, pasi numërimi zyrtar i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është ende në proces.

SuharekaOnline do të vazhdojë të raportojë në kohë reale për rezultatet zyrtare sapo të publikohen nga KQZ.